Flitet prej ditësh, por tashmë është në foto-finish. Milan Skriniar pritet të jetë një futbollist i PSG, madje sipas L’Equipe palët e kanë me nxitim për të mbyllur gjithçka brenda 17 korrik, ditë në të cilën francezët nisën drejt Japonisë për të zhvilluar fazën përgatitore.
Diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është shumë e madhe, PSG i ka vendosur në pjatë 60 milionë euro ndërsa Inter pretendon 75 milionë, por palët mund të bien dakord për 65 plus bonuse. Më shitjen e Skriniar i hapet rruga afrimit të Bremer, i kthyer në prioritet absolut në shtëpinë zikaltër. Torino kërkon 40 milionë euro, por Inter nuk ofron më shumë se 30 milionë.
Sinjale pozitive vijnë edhe në lidhje me Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar, Inter e priste prej kohësh këtë vendim, për këtë arsye i kanë vendosur edhe një çmim simbolik kartonit të tij, 4 milionë euro. Në të njëjtën kohë, klubi i Inter ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me konsensus me Arturo Vidal. Mesfushori transferohet te Flamengo.
(BalkanWeb)
