Raportohet se romanca e Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr ka marrë fund. Një burim i tha People të martën, më 30 prill, se marrëdhënia e tyre është “prishur” pas muajsh thashetheme që qarkullonin për statusin e tyre.

Ky lajm vjen vetëm një muaj pasi çifti u panë së bashku në festën e Oscars Vanity Fair. Në atë kohë, një burim i tha People: “Përgjithësisht nuk kishte shumë puthje si disa nga çiftet e tjera, por kishte shumë prekje dhe ata ishin pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës”.

Edhe pse ata “ishin të kujdesshëm që të mos dukej sikur ishin bashkë”, dëshmitarët okularë kishin komentuar se ishte “ e qartë se ishin “bashkë”. “Kishte shumë kimi,” shtoi burimi, duke vënë në dukje se personazhi televiziv 43-vjeçar dhe ylli 31-vjeçar i NFL u larguan nga festa së bashku.

Fotot që ishin publikuar tregonin se dyshja po dilnin nga festa krah për krah përpara se të hipnin në një automjet. Disa orë më vonë, ata u panë gjithashtu duke lënë pas festën e Jay-Z dhe Beyoncé së bashku. Para fundjavës së Oscar-it, Kardashian dhe Beckham u fotografuan në festën Fanatics Super Bowl të Michael Rubin Rubin në Las Vegas.

Megjithëse dëshmitarët okularë vunë në dukje për Page Six se dyshja mbajtën distancë dhe thanë pak gjatë eventit, disa orë më vonë ata u panë duke ecur së bashku në hotel.

Thashethemet nisën për herë të parë në shtator 2023 kur çifti u fotografua së bashku. Në atë kohë, burimet i thanë Page Six se ylli i “Kardashians” dhe sportisti profesionist ishin “shoqërues të rastësishëm”.

Megjithatë, ata thuhet se donin ta mbanin të fshehtë romancën e tyre për hir të fëmijëve të tyre, pasi Beckham po ndahej nga modelja Lauren Wood, me të cilën ai ka një djalë 2-vjeçar. Kardashian ka dy vajza dhe dy djem me ish-bashkëshortin Kanye West.

Edhe pse as Beckham dhe as Kardashian nuk e kanë konfirmuar ndonjëherë statusin e tyre të lidhjes, ata janë parë shpesh në të njëjtat festa, madje edhe personazhi televiziv ka dalë në festën e ditëlindjes së yllit të futbollit në nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: