Kim Kardashian dhe Tom Brady patën momentin e tyre gjatë një ankandi në New Jersey. Sipas një raporti të TMZ, personazhi i famshëm televiziv dhe lojtari i NFL-së “luftuan” për të marrë një vepër arti.
Në veçanti, ishte një pikturë e George Condo, të cilës të dy ia kishin vënë syrin, ndaj nuk pushuan së ofruari derisa e morën.
Kim Kardashian filloi e para, duke ofruar 500,000 dollarë për pikturën, ku Tom Brady bëri menjëherë një kundërofertë. Kjo situatë vazhdoi derisa oferta më në fund arriti në 2,000,000 dollarë, me të dy që shkëmbenin vazhdimisht buzëqeshje dhe shikime gjatë gjithë ankandit.
ICYMI — Kim Kardashian and Tom Brady Have Flirty Fun During Bidding War Over Expensive Art https://t.co/KKh9p9zKOQ
— TMZ (@TMZ) October 2, 2023
Përfundimisht, dy ofertuesit e ngjarjes së bamirësinë të mbajtur në Reform Alliance në Atlantic City, New Jersey, të shtunën mbrëma, ndaluan ankandin dhe vendosën që të dy të merrnin pikturën e tyre nga artisti.
Megjithatë, çmimi ishte ai që ofruan të dy, përkatësisht 2 milionë dollarë secili. Një burim raportoi për TMZ se asnjëra palë nuk dukej e zhgënjyer, ndërsa theksoi se atmosfera mes tyre ishte plot buzëqeshje dhe flirte.
