Kim Kardashian postoi disa foto nga udhëtimi i saj i fundit në Paris të premten. Në njërën prej tyre, ylli i reality show pozon me një pallto peliçeje pa sytjena dhe syze dielli të errëta.

Kjo foto solli në mendje një nga pamjet e shumta të Bianca Sensorit, bashkëshortes aktuale të Kanye West, e cila është mësuar të mbajë gëzof dhe në përgjithësi i shmang sutjenat.

«Arkiva e Parisit”, shkruajti 43-vjeçarja në një seri fotosh, me gjasë nga Java e Modës në kryeqytetin francez muajin e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa fansa nxituan të deklarojnë se ngjashmëria mes dy femrave është e dukshme. Një tjetër foto shkaktoi konfuzion tek fansat e Kardashian për stilin e saj të papërshtatshëm, me shumë komente se i ngjante një look-u shkollor dhe ishte frymëzuar nga fillimi i viteve 2000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb