Në një nga përpjekjet e saj për të promovuar tekilën e motrës së saj Kendall Jenner, Kim Kardashian pati një “aksident”.

Personazhi i njohur televiziv ka postuar një video në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet duke bërë ski në ujë teksa mban në dorë një shishe tekila.

Ylli tërhiqet në litarin e varur në një tavolinë serfi për të mbajtur ekuilibrin, por dallgët e mëdha nuk e lanë të plotësonte atë që donte.

Ndërsa ajo përpiqet të pijë nga shishja, Kim humbet ekuilibrin dhe përfundimisht bie në det.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Mirëpo, ajo nuk e humb humorin dhe sapo rishfaqet, ngre tekilën. Në mbishkrim shkruhet: “Ruaj Tekilën me çdo kusht”.

Sigurisht që Kim Kardashian mund ta ketë ngarkuar videon me humor, por ia ka arritur qëllimit, pra të bëjë reklamë, pasi ka marrë mijera pëlqime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb