Kim Kardashian dhe motrat e saj morën edhe një herë vëmendjen e miliona ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, me postimet që bënë nga plazhet ekzotike, ku kaluan disa ditë pushime.

Postimi i 43-vjeçares në Instagram në orët e para të së hënës, më 8 prill, ka grumbulluar gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm pak orë.

Në postim, Kim Kardashian pozon me një rroba banje të vogla nga koleksioni i saj dhe një kapele kauboj në kokë. Në një foto, ajo pozoi teksa fliste në telefon me dikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, në shumicën prej tyre ajo pozon duke bërë disa selfie. Me të kanë qenë edhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney Kardashian, siç ka bërë të ditur ajo në postimin e saj. Me Chloe, ato janë fotografuar së bashku, të shtrira në rërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: