Kim Kardashian tha në intervistën e fundit me Allure se ka bërë vetëm botox në fytyrën e saj, por kirurgët plastikë nuk mendojnë aspak kështu. Radar Online foli me disa nga kirurgët plastikë kryesorë të vendit, të cilët vlerësuan ndryshimin e pamjes së Kim-it gjatë viteve.
RadarOnline.com zbulon ekskluzivisht pse mjekët besojnë se ylli i Kardashians mund të ketë implante në faqe që datojnë që nga viti 2018. Pas grabitjes në Paris, Kim bëri një pushim 3-mujor nga rrjetet sociale dhe u rishfaq si një grua krejtësisht e re.
“Një gjë që të bie shumë në sy është theksimi i mollëzave të saj. Kjo mund të jetë arritur ose me implante, ose me mbushës (fillers),” tha për RadarOnline.com kirurgu plastik i Beverly Hills, Dr. Michael Obeng. “Fytyra e saj duket se është prekur. Ajo duket më mirë pas Parisit dhe një numër i procedurave minimalisht invazive duke përfshirë lazer, PRP, mbushës plus ose minus implante mund të jenë bërë për të arritur këtë pamje të re.”
Kim gjithashtu dukej shumë ndryshe kur shkoi për darkë në Craig’s në Los Angeles me motrën e saj Kourtney Kardashian.
“Mund të vërej se pjesët anësore dhe të përparme të faqeve të saj janë më të plota dhe nofulla e saj duket më e ngushtë. Sipas mendimit tim profesional, Kim mund të ketë bërë mbushës në faqet e saj”, tha infermieri Gaspar Rosario. Kirurgu plastik, Anthony Youn, M.D., F.A.C.S., ra dakord.
“Mollëzat e Kim-it janë shumë mirë të përcaktuara dhe mund të përmirësohen me një mbushës injektues si Juvederm Voluma. Mjekra e saj është gjithashtu shumë e përcaktuar dhe mund të ishte përmirësuar në mënyrë delikate me një mbushës si Restylane”, tha ai për RadarOnline.com.
Dhe të mos harrojmë të pasmet e mëdha të famshme të Kim-it, që tashmë janë krejtësisht të sheshta. RadarOnline.com zbuloi kohë më parë planet top-sekret të Kim për t’iu nënshtruar një operacioni për zvogëlimin e të pasmeve. Por plani i saj ishte që këtë ta bënte gradualisht. Tanimë kanë kaluar tre vjet dhe të pasmet e Kim nuk kanë qenë kurrë më të sheshta. Kim tha për Allure se kishte bërë “pak botox” dhe asgjë tjetër.
“Unë kurrë nuk kam pasur zgjatime të qerpikëve. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë”, tha 41-vjeçarja për revistën këtë javë. “Nuk kam bërë kurrë filler në faqe. Nuk bërë kurrë filler në buzë.”
Ndërsa Kim vlerëson Botox-in, lazerin dhe trajtimet e bukurisë për pamjen e saj, ekspertët e RadarOnline.com besojnë se ka diçka më shumë. Fansat gjithashtu mendojnë të njëjtën gjë dhe e sulmuan Kim-in për intervistën e saj në Allure, duke e quajtur atë një gënjeshtare të madhe.
