Zyrtarët nga Kina dhe SHBA-ja do të zhvillojnë negociata në lidhje me tarifat në Zvicër , konfirmoi të mërkurën Ministria e Jashtme e Kinës.
Gjatë vizitës së tij në Zvicër, zëvendëskryeministri He Lifeng, si personi kryesor kinez për çështjet ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA, do të takohet me personin kryesor amerikan, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent, tha Ministria e Jashtme më parë në një deklaratë.
Ai do të udhëheqë delegacionin kinez në Zvicër nga e premtja deri të hënën, shtoi ajo.
Takimi u kërkua nga SHBA-të, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian.
“Kina është e hapur për dialog”, megjithatë, “çdo dialog duhet të bazohet në barazi, respekt dhe përfitim të ndërsjellë”, shtoi ai.
Uashingtoni vendosi një tarifë marramendëse prej 245% mbi importet kineze, dhe Pekini u hakmor me taksa prej 125% mbi të gjitha importet amerikane.
(A.A/BalkanWeb)
