KINA

Kina duket se nuk do të bëjë gabimin e radhës me COVID-19 teksa po i shpall virusit luftë agresive.

Një grua e cila punonte në një fabrikë rezultoi e infektuar, por kaq mjaftoi që autoritetet të ndërmarrin masën ekstreme të testimit masiv të 4.7 milionë banorëve të qytetit Kashgar në Xinjiang.

Vetëm të dielën u testuan 2.8 milion banorë të këtij qyteti. Ndërkohë testimi masiv pritet të përfundojë brenda 2 ditësh.

Deri më tani prej miliona testimeve kanë dalë vetëm 138 raste asimptomatike në gjithë qytetin. Kujtojmë se Kashagar është e populluar dhe nga pakica etnike e Ujgurëve si dhe turq myslimanë.

Kjo nuk është hera e parë që Kina e ndërmerr këtë masë ekstreme, pasi në maj testoi 11 milionë banorëte Uuhan, kurse këtë fillim tetori 9 milionë banorë të Qingdao.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb