Dhjetra krokodilët që u arratisën javën e kaluar nga një fermë mbarështuese në Kinë, duke përfituar nga përmbytjet, janë kthyer të gjithë në robëri, njoftuan sot media shtetërore.

Më shumë se 70 krokodilë ishin arratisur nga një fermë pranë qytetit Maoming në provincën Guangdong të Kinës jugore, duke përfituar nga përmbytjet e shkaktuara nga një liqen i tejmbushur pas një tajfuni.

Autoritetet lokale kishin nisur një gjueti të madhe për t’i kapur ata dhe transmetuesi shtetëror CCTV tregoi imazhe të punonjësve të shpëtimit në pusetat duke nxjerrë një krokodil nga uji me një litar.

“Të gjithë krokodilët siamezë që kishin shpëtuar u kapën, i fundit u hodh në breg natën e 18 shtatorit”, njoftoi sot gazeta zyrtare e Pekinit.

Në Kinë, krokodilët kultivohen për lëkurën e tyre si dhe për mishin e tyre, i cili ndonjëherë përdoret në mjekësinë tradicionale.

Përveç “fermës më të madhe të krokodilëve” në vend, zona e goditur nga përmbytjet është gjithashtu shtëpia e një parku tematik me krokodilat, tha transmetuesi shtetëror CNR.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb