KINE

Në qytetin kinez të Huludao një makinë në lëvizje ka përfunduar mbi një grup fëmijësh jashtë një shkolle, duke vrarë të paktën 5 dhe duke plagosur 18 prej tyre. Në një video të një telekamere të sigurisë shihet makina që ndërron korsi dhe përfundon duke marrë përpara fëmijët.

Shoferi është ndaluar, por nuk është qartësuar ende nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzor apo një sulm.
Dinamika e ngjarjes-Lajmin e sulmit e ka bërë publike televizioni shtetëror kinez.

Videoja e kamerave të sigurisë tregon një rresht me fëmijë që kalojnë rrugën përpara shkollës kur një makinë papritur i afrohet, ndryshon drejtim duke përfunduar mbi fëmijët.

Të tjera raste të ngjashme në Kinë- Në Kinë së fundmi kanë ndodhur episode të ndryshme të kësaj natyre. Muajin e kaluar një burrë me një thikë ka lënë makinën në mes të njerëzve në qytetin lindor të Ningbo, duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 16 të tjerë.
Në shtator, 11 persona u vranë dhe 44 u plagosën teksa një burrë mbi një Suv mori përpara këmbësorët në provincën qendrore të Hunan, përpara se të zbriste nga makina dhe të godiste me lopatë, kë gjente përpara.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb