KINË- Kompania Xiaomi ka arritur rekord shitjesh. Kjo falë pajisjes më të re. Telefonit inteligjent Mi Note. Ditën e djeshme, brenda pak minutash të gjitha pajisjet që kishin dalë në shitje në Kinë janë shitur. Kjo nuk është hera e parë që produktet e kompanisë shiten kaq shpejt.

Kompania ka raportuar informacionin në rrjetin social kinez Ëeibo, duke postuar një lajmërim lidhur me këtë çështje. Ende nuk është konfirmuar si lajm nga ndonjë llogari zyrtare e Xiaomi, ndaj për informacion më të saktë na duhet të presim një prononcim të vetë kompanisë.

Pajisja Mi Note ka një ekran 1080p prej 5.7 inç , proçesor Snapdragon 801, RAM 3 GB, një kamera me aftësinë e stabilizimit optik të imazhit prej 13 megapiksel, dhe një kamera frontale prej 4 megapiksel, bateri 3000mAh si dhe 16 GB hapësirë memorieje të brendshme. Çmimi i kësaj pajisjeje fillon me 370 dollarë, çmim ky i cili mund të konsiderohet si i shtrenjtë për një telefon Xiaomi.

Kompania nuk ka treguar ende numrin e pajisjeve të shitura ditën e djeshme por thuhet se janë bërë më tepër se 220 milion prenotime për të. Për sa i përket pajisjeve të tjera Mi Note, ato nuk do të jenë të disponueshme deri pas datës 3 shkurt, ndërkohë që Mi Note Pro është vendosur të lançohet në muajin mars. Kompania Xiaomi ka deklaruar se pritshmëritë e saj janë shitja e 100 milion pajisjeve për këtë vit.
(a.h/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: