Në sesion e merkatos së janarit kampionati kinez “pushtoi” futbollin Europian duke blerë prej tij shumë yje futbolli. Sinjalet kishin ardhur me kohë pasi edhe më parë emra të bujshëm kishin lëvizur drejt kampionatit aziatik.

Gjithsesi, këto nuk ishin asgjë para se kompania e fuqishme kineze, “Suning”, bleu shumicën e aksioneve të Interit ku vetëm pas disa muajve në drejtimin e zikaltërve shpenzuan shuma stratesforike në merkato. Tashmë ata nuk ndalen vetëm në merkato, por kërkojnë, ose më saktë kanë ndryshuar orarin e një prej ndeshjeve më historike në Europë, derbit të Milanos.
Si asnjëherë më parë kjo ndeshje është vendosur të zhvillohet në orën 12:30. Në përcaktimin e orarit të supersfidës së 15 prillit, padyshim që kanë ndikuar kinezët. Investitorët nga shteti gjingant aziatik pas zikaltërve të Interit, shumë shpejt pritet të marrin edhe drejtimin e klubit tjetër të Milanos, Milanin, por sigurisht një kompani tjetër pretendon të drejtojë 7 herë kampionët e “Uefa Champions League”, Sino-Europe Sports.

Në mënyrë që ndeshja të luhet në një orar i cili e bën të mundur ndjekjen edhe në Kinë, tifozët dhe sportdashësit europianë, që janë të shumtë sa herë kjo sfidë luhet, do të shkojnë në stadium apo do të ulen para televizorit përpara se të hanë drekën e të shtunës, një orar i pazokontë i kësaj sfide që pothuajse gjithmonë është luajtur në orën 20:45.
(e.k/BalkanWeb)
