TIRANË-Debatet mbi Kishën e Dhërmiut u zhvendosën dhe në sondazhin e BalkanWeb ku lexuesit e portait online, votuan nëse duhej apo jo shembur godina nga INUV. Mbi 60% votuan pro shembjes së Kishës se ‘Shën Thanasit’ në Dhërmi, kurse 37%, votuan kundër.

Sondazhi
A e miratoni shembjen e kishes se ‘Shen Thanasit’ në Dhërmi?

Po (63%, 790 Vota)
Jo (37%, 456 Vota)
Vota Total: 1 246

Sondazhi u realizua pas debatit të gjerë që pati lidhur me godinën që banorët e Dhërmiut e quanin Kishë, kurse kryeministri Edi Rama u shpreh se ajo godinë nuk ishte e denjë për kishe, por më së shumti i ngjante një garazhdi. Për cështjen ndërhyu dhe Kisha Ortodokse si dhe shteti fqinj Greqia, që e krahasoi shembjen me gjestet e xhihadistëve në Siri. Gjithsesi në vendin ku u shemb gjatë natës kisha, do të ndërtohet një kishë e re.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb