Sara Hoxha ndan shpesh momente dhe këshilla mëmësie në Instagram, ndërsa kësaj radhe ishte e pranishme në “Goca dhe Gra”, ku pa dyshim nuk mund të mos pyetej për këtë temë. Ajo foli për vështirësitë e mëmësisë, por edhe për momentet e bukura të saj. Sara tha se ka shumë ndihmë ë rritjen e vajzës së saj Poem dhe ajo që e ndihmon më shumë është Xheraldina, nëna e Ledrit. Ajo shtoi gjithashtu se për të mëmësia nuk ka qenë aq e vështirë sa i kanë thënë.

“Unë kam shumë ndihmë. Mami i Ledrit është kryesorja. Nuk janë të gjithë në këtë situatë prandaj nuk mund të them bëni sa më shumë fëmijë. Nuk është aq e vështirë. Mua ma kanë bërë më të tmerrshme, nuk do bësh më gjumë, nuk do bësh më këtë, nuk do bësh më atë. Për mua nuk ka qenë ashtu,” -u shpreh ajo.

Më pas Sara u ndal edhe te pjesa më e vështirë për të që ka qenë periudha pas lindjes.

“Kam vuajtur pak me pjesën pas lindjes. Mendoja se isha e informuar, por jo. Pas lindjes unë flisja vetëm me nëna, nuk flisja më me shoqet që nuk janë nëna. Kisha nevoja për dikë që të më thoshte ‘do të kalojë’. Është gjëja më e bukur që mund të ndiejë një person. Unë mezi pres të iki në shtëpi ta takoj. Më merr shumë shpejt malli”, tha Sara. Sara dhe Ledri u bënë prindër në dhjetor të vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: