Emiljano Ramazani ishte i pari që u ekzekutua në Elbasan nga banda e Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, pas masakrës së Bradasheshit me 3 viktima.
Sot gjatë seancës në GJKKO, i penduari i drejtësisë ka rrëfer detaje se si u eliminua Emiljano Ramazani 39-vjeç pasditen e 20 korrikut 2020. Dumani thotë se merrnin informacione për 39-vjeçarin nga brenda palestrës ku ushtrohej viktima.
Ai thotë se porositësi i atentatit, Erion Alibej, merrte vazhdimisht foto të Emiljano Ramazanit.
Pjesë nga dëshmia
Avokati Qani Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?
Nuredin Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për tu vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari.
Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.
(BalkanWeb)
