Dy turistë, një shtetase gjermane dhe një shtetas nga Kosova me banim në Prishtinë, u shpëtuan nga forcat e policisë pas disa orësh kërkimesh në Malin e Taraboshit.

Sipas njoftimit, grupi alpin i FNSH-së Shkodër, në bashkëpunim me forcat e policisë, arriti t’i gjente turistët në zonën e Zogajt, duke u ofruar ndihmën e nevojshme.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci shprehu mirënjohjen për efektivët e angazhuar në operacion, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve në zonat malore të vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb