Policia e Skraparit vijon punën për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Së fundi, policia ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa pak ditë më parë i ishin arrestuar edhe bashkëshortja me djalin.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

M. M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb