Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë në “Arena Egnatia” pasditen e së shtunës, me sfidën që u mbyll në barazim pa gola. Të dyja ekipet, po mundoheshin të mos gabonin ndërkohë që për herë të parë pas më shumë se 5 vitesh, një sfidë mes tyre mbyllet në barazim pa gola.

 

Hera e fundit kur dy skuadrat kishin barazuar 0-0, ishte në janarin e vitit 2020, me ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë, aty ku në Tiranë përfundonte 0-0. Më pas, në të gjitha ndeshjet mes dy skuadrave, ka pasur gola të shënuar të paktën nga njëra skuadër, ndërkohë që edhe barazimet mes tyre, kanë qenë me gola të

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Egnatias dhe Dinamos, ishte në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku ndeshja mbyllej në barazim 2-2, teksa në fund triumfonte Dinamo pas penalltive. Të dyja skuadrat, këtë sezon do të përballen edhe një herë tjetër jashtë kampionatit, pasi mes tyre do të diskutojnë trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb