Pasi foli brenda në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat jashtë sallës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha me bindje se Ramën e kanë detyruar që të hiqte dorë nga pjesëmarrja në protestën për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ramën e detyruan…që mos të merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan. Kush? Mos të bëjmë…se edhe jua them dhe pastaj kur del ashtu, nuk thoni qe e tha. E detyruan. Kishte përgatitur fjalimin 1 orë. Por e detyruan, ata që e detyruan… U detyrua që të tërhiqej. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë Ka kaluar në stilin e kubanëve. Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. S’kam parë asnjë provë inkriminuese”, tha ai.

Berisha shtoi se vendimi i deputetëve të PD për mos të marrë pjesë, ishte politik. “Vendimi ynë, ishte vendim politik. Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen e Kosovës. S’kam parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre.”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: