Ushtria amerikane ka sekuestruar një tjetër tanker të lidhur me kontrabandën e naftës iraniane, njoftuan zyrtarët amerikanë. Kjo masë vjen si pjesë e operacioneve të intensifikuara kundër asaj që ata i quajnë rrjete të paligjshme që mbështesin Iranin.
Sipas Pentagonit, cisterna “Majestic X” u sekuestrua në Oqeanin Indian dhe u publikua një video e forcave amerikane në kuvertën e saj, raportoi AP.
Anija thuhet se ishte nën sanksione amerikane për shkak të kontrabandës së mëparshme të naftës iraniane dhe po lundronte drejt Kinës.
