Një aksident fatal i mori jetën 7 tifozëve të PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur nga afër ndeshjen e Europa League ndaj Lyon.
Një nga personat që ndërruan jetë në këtë aksident në Rumani ishte edhe Dimitris Maronitis.
Mediat në Greqi shkruajnë se ai kishte humbur babanë e tij në të njëjtën rrugë kur ishte vetëm 12 vjeç, çka e bën tragjedinë edhe më të dhimbshme për familjen.
“Furgonin e drejtonte dikush nga grupi. Babai ishte larguar me kamionin në të njëjtën rrugë në Rumani.Fëmija u rrit jetim që kur ishte 12 vjeç. Ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit”, tha një i afërm i 27-vjeçarit.
Gjëndja e nënës së Maronitis është mjaft e rënduar. “Nëna e tij nuk mund të flasë. Djali ynë nuk është më”- tha një tjetër i afërm.
