Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku bëhej një përmbledhje e jehonës që mediat ndërkombëtare i kanë bërë skandalit me ish-zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal.

Në kronika theksohej marrëdhënia e ngushtë që McGonigal kishte me kryeministrin shqiptar dhe shumë e parave që ai mori nga punonjësi i shërbimit informativ shqiptar.

Nuk lihet pa përmendur edhe fakti që McGonigal në këmbim të parave ndihmoi në lobimin kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar, referuar hetimeve të nisura për financimet ruse në PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: