Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, Milasin Ramaj , i arrestuar nga blutë e Fierit pasi e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “ Kastriot” në bazë armësh. 38-vjeçari ra në prangat e policisë në një operacion të befasishëm në qendër të qytetit, pas informimit nga një emision investigativ se një shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre posedonte pa leje një armë zjarri, ndërsa gjykata e la sot në arrest me burg.
Strukturat hetimore dhe operacionale filluan menjëherë punën duke lokalizuar 38- vjeçarin teksa lëvizte me automjet ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që e posedonte pa leje dhe një shumë parash prej 3.500 euro. Në vijim të hetimeve të thelluara u mundësua zbulimi i një banese në lagjen “ Kastriot” të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh dhe armësh municioni që dyshohet për t’ia shitur grupeve kriminale
Nga kontrolli në këtë ambient u gjetën dhe sekuestruan 10 armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë, dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
