Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 kanë finalizuar operacionin e koduar “Lokacioni”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 48 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023 kishte kultivuar një sasi të madhe bimësh dhe fidanësh narkotikë në një ambient të mbyllur, konkretisht në një magazinë në fshatin Marikaj.

Sipas njoftimit zyrtar, 48-vjeçari kishte kultivuar 1035 bimë narkotike në vazo dhe 907 fidanë narkotikë në kubikë, duke shfrytëzuar gjithashtu lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, shtetasi K. K. duhet të vuajë edhe 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb