FIER

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi në stanin e tij kishte mbjell kanabis. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, u evidentuan bimëve narkotike në fshatin Vreshtaz, Njësia Administrative Cakran.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet A.M, ndërsa bimet narkotike u asgjësuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: