Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në oborrin e banesës së tij kishte mbjellë kanabis.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Indrit Koliçi banues në Gjokalli.

Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: