Ndalesa në Premier League vazhdon të diskutohet. Ndërhyrja e fundit është nga Shoqata e Tifozëve të Futbollit, që ka kërkuar që të merren në konsideratë nevojat e tifozëve që posedojnë bileta për ndeshjet e pa luajtura ose që posedojnë bileta treni për destinacionet që nuk ka më kuptim të arrihen pas ndalimit të kampionatit.
KOMPENSIMI – Malcolm Clarke, presidenti i FSA, u ka kërkuar kompanive të trenave dhe autoriteteve të futbollit që të sigurojnë që tifozët që do të shkonin në ndeshje të ekipit në transfertë këtë fundjavë të mos humbasin asnjë sterlinë pas vendimit për të pezulluar kampionatin në shenjë respekti për vdekjen e Mbretëreshës.
DEBATI – Shoqata e Tifozëve të Futbollit i bashkohet kështu korit të atyre që nuk janë pro ndalimit. Federata Angleze e Futbollit, e cila ka pasur gjithmonë mbështetjen e Mbretëreshës, njoftoi të premten se të gjitha ndeshjet e planifikuara të Premier dhe EFL këtë fundjavë do të shtyheshin.
“Ne besojmë se kishte mënyra të tjera për t’i bërë homazhe kujtimit të Elizabeth II. Dhe se kishte zgjidhje më kuptimplote sesa thjesht të zhbënim gjithçka. Ne besojmë se futbolli ka një komponent të madh social, duke qenë një sport që i bashkon njerëzit në momente me rëndësi të madhe kombëtare, qofshin ato gëzimi apo zie” – shkruhet në komentin e Shoqatës së Tifozëve të Futbollit.
(BalkanWeb)
