Barack Obama ka treguar se po punon shumë për t’u pajtuar me gruan e tij, Michelle Obama , pasi dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë shkaktuan probleme në martesën e tyre .
“Kishte një përçarje të thellë me gruan time,” pranoi ai në një bisedë me presidentin e Kolegjit Hamilton, Stephen Tepper.

“Kështu që unë përpiqem të dal nga kjo situatë duke bërë herë pas here gjëra argëtuese”, shtoi ish-presidenti amerikan. Ai la të kuptohet se dy mandatet e tij në Shtëpinë e Bardhë ndikuan në marrëdhënien e tij me Michelle.

Michelle ka folur më parë për problemet në martesën e saj, duke thënë se gjatë viteve që Barack ishte përfshirë në politikë ajo ishte e fokusuar në rritjen e vajzave të tyre, Sasha dhe Malia.

Familja Obama të cilët tani jetojnë në Uashington, pushtuan mediat ndërsa u përhapën thashethemet se ata ishin në prag të divorcit.
Thashethemet u ndezën më tej kur Michelle nuk e shoqëroi burrin e saj si në funeralin e Presidentit Jimmy Carter, ashtu edhe në inaugurimin e Donald Trump.

Çifti u përpoq ta minimizonte këtë fakt duke postuar foto së bashku në ditën e të dashuruarve të shoqëruara me mesazhe të buta.

Michelle dhe Barack u takuan në fund të viteve 1980 në studion ligjore ku të dy punonin dhe u martuan në vitin 1992.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb