Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili ka njohur nga afër gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, theksoi se ky i fundit ka qenë ndër të paktët në sistemin e drejtësisë i pa korruptuar.

Sula tha se asnjë përfaqësues i drejtësisë nuk e meriton një fund si të gjyqtarit Kalaja.

Dash Sula: Astriti ka qenë një njeri jashtëzakonisht i mirë. Thonë që jepen gjithmonë fjalët e mira për personat e ndjerë. Por Astriti meriton plotësisht fjalët e mira. Sidomos pjesën e fundit quhet njeri human.

Astriti ka qenë njeri i veçante. Dhe ka qenë gjyqtari i mirë dhe jo i korruptuar. Njeri me integritet. Dhe fati i tij që i qëlloi pikërisht Astritit. Asnjë prokuror apo njeriu i drejtësisë, nuk meriton që të ketë një fund të tillë. Nëse e keni lexuar në rrjetet sociale është e tmerrshme gjuha e dhunës të përdorësh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb