Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar detaje të reja për BalkanWeb lidhur me sasinë prej 7.25 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit.

Mësohet se fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit’’.

Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar. Hera e katërt që kjo kompani vihet në shënjestër të operacioneve policore, teksa kjo është hera e tretë që i kapet kokainë në konteiner.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb