Nuk janë të paktë këngëtarët shqiptarë që kanë bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës botërore. Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi ka publikuar projektin e ri muzikor, Kiss Kiss në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Mohombi. Këtë herë, 25-vjecari ka zgjedhur të sjellë një hit, të ngjashëm me atë të këngëtarit turk, Tarkan.
Ai ka arritur ti japë rrymë rap-i duke përfshirë reperin amerikan, Big Ali. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i Ardianit, i cili është rritur në Gjermani dhe po vazhdon karrierën e tij muzikore atje.
(BalkanWeb)
