Nëse po kërkoni ta filloni vitin e ri me një punë të re, ‘Kitty Brunette’ mund të jetë një zgjedhje e mirë. Ky trend i ri i flokëve, i parë së fundmi te Selena Gomez, u jep jetë dhe personalitet flokëve me një ngjyrë. ‘Kitty Brunette’ parashikohet të jetë një tjetër “big trend” për pamjen me shumë nuanca, qofshin të lehta apo edhe me tone më të errëta.

Nëse jeni duke pyetur veten se si një trend i flokëve përfundoi me këtë emër, është e thjeshtë. Macet “tabby” vijnë në përzierje natyrale nuancash, secila po aq e veçantë sa tjetra.

Për shkak të përzierjes së ngjashme të nuancave të “Kitty Brunette” dhe aftësisë për t’u personalizuar për çdo person, kjo tendencë merr emrin pas maces së dashur të shtëpisë.

Gemma Smidmore, estetiste dhe njohëse e mirë e bojërave të flokëve në Londrës, tha për “Glamour UK” se ajo e ka parë trendin të kombinuar me tone të tilla si “çokollatë, ar dhe kafe”, dhe shtoi se funksionon me çdo ngjyrë lëkure.

Megjithatë, shumëllojshmëria e ngjyrave nuk mbaron këtu. Mendoni ngjyrën bezhë, gështenjë dhe karamel, dhe tani mendoni për të gjitha së bashku në një natyrë me nuanca.

Është elegante dhe u jep bruneve ekuilibrin e përsosur të toneve të shtresave për të krijuar teksturë dhe për t’u shtuar thellësi flokëve”,- tha Gemma, duke shtuar se kjo është një ngjyrë flokësh që nuk ka shumë mundim për mirëmbajtje, pasi stilohet lehtësisht dhe rritet pa probleme. Për këtë arsye, ajo thotë se “Kitty Brunette” është “e përjetshme dhe e gjithanshme për çdo brune”.

Kur bëhet fjalë për arritjen e këtij trendi, Gemma thotë se metoda e saj është përdorimi i balayage, “duke përdorur tone të ndryshme dhe duke mbajtur disa nga tonet më të lehta rreth fytyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb