Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo deklaroi se shteti shqiptar në marrëveshjen me investitorin e huaj arab do t’i japë këtij të fundit të gjithë tokën për të ndërtuar Portin e Durrësit vetëm për 33% të aksioneve.
I ftuar në rubrikën ‘Opionin’ në News24 Bozdo tha se kjo aferë eklipson atë të inceneratorëve. Sipas tij gara për portin ishte tipike si ndarja e një plaçke mbi tavolinë. Bozdo tha se në Durrës, Alabbar po shet ajër dhe jo apartamente.
Ne nuk kemi ende njohuri nëse kontrata është firmosur nga qeveria. Çështja është paditur nga PD. Ne kemi parë vetëm maket. E gjitha çapo ndodh, që shitet ajër. Se nuk është çështje e ditëve të fundit, dikush që mban emrin e investitorit strategjik, po promovon idenë e tij duke shtiru ajër. Tani kjo çështje ka shumë aspekte. Nëse do isha investitor strategjik s’mund t’i hyja një projekti të tillë, se futet ekonomia shqiptare në ngërç.
Nëse do të ndërtojë Alabbar në Durrës, do zhvendoset porti. Na duhen investimet. Në fund të kësaj periudhe fiton 900 mln euro. Këto kompani janë offshore. Dokumentet nuk janë të asesueshëm. Opozita ka dyshime të thella, duke mbajtur pretime se; ky projekt nuk do të njihet nga ne. Por duhet të fliste gjykata. Ky është risk politik se opozita nuk e njeh. Lekët janë atje, ai ka marrë siguri, garanci të fortë. Risku e mban qeveria shqiptare bashkë me qytetarët e saj, që duhet të paguajnë fitimet e Alabbar, që do të ndërtojë një port deri në 2 mld euro. Ne humbim financimet nga BE. Ne rrezikojmë dhe ekspozimin na Komisioni Europian. Jemi duke folur për qindra miliona euro. Nuk mundet që prona më e lakmuar në Shqipëri, zhvendoset. Nuk mund të bëhen këto projekte pa hapur diskutime. Qeveria shqiptare e ka zgjedhur vetë investitorin, i ka shkuar dhe i ka thënë; hajde merre portin e Durrësit. I jep gjithë tokën në këmbim të 33% të aksioneve. Ato apartamente do ndërtohen nga kompani shqiptare. Disa kompanive në Durrës iu është premtuar nga segmente të PS që do të marrin pjesë dhe do të ndërtojnë. Alacbar shet kontratën. Përjashtimi nga taksat e infrastrukturës dhe banesat sociale janë të mëdha. Ndihma është deri në 1 mln euro. Të shkoni në Gjermani dhe të thoni do zhvendosim portin e Frankfurtit?! E dini se ça do ndodhte?! Ajo që po ndodh është afera më e tmerrshme dhe nga pikëpamja e arrogancës, e shkeljes së ligjit. Që kur ratifikoi marrëveshjen e stabilizim asocimit Shqipëria ka rënë dakord që nuk mund të mbajë gara të mbyllura. Këtu nuk kemi garë fare, është ndarë plaçka në tavolinë. Ai që ka pronë private negocionin me 4 ndërtues për të marrë ofertën më të mirë.”, tha ai.
Duke u ndalur te deklaratat e Berishës, Bozdo tha se: “S’bëhet fjalë për revolucion të armatosur, por metaforik. Qeveria e sotme është armiku kryesor i kësaj qeverie. Kushtrimi lëshohet nga ata që kanë detyrë që të udhëheqin këtë betejë. Çdo aksion që bëjmë, çdo veprimtari që bëjmë, siç ishin Primaret, janë sinjale për të kuptuar se njerëzit duhet të bëhen bashkë me këtë front opozitar. Ikja e Edi Ramës është e domosdoshme. Ky vend pa bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të normalizohet. Ne votën nuk mund ta lëmë më të shkojë në drejtim të paditur, këtë tha dje dhe Berisha. Ky është vend që vuan nga shumë gjëra, por të gjithë bien dakord se Edi Rama duhet të largohet nga vendi. Nuk ikin vetëm ata fëmijë prindërit e të cilëve votojnë PD, pasi vendi është i pashpresë. Nga bindja që ‘ky vend nuk bëhet më’ dhe te fakti se ‘ky vend nuk bëhet më’ ka hapa të tjerë.”.
