Në protestën e sotme përballë Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë, ndërsa një prej protestuesve e cilësoi këtë periudhë si “javën e mosbindjes civile”.

Më tej, qytetari iu drejtua efektivëve të policisë, duke u kërkuar të mos përdoren, sipas tij, për mbrojtjen e politikës. Në fund, ai deklaroi se, sipas tij, ndryshimi është pranë dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

“Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin.
Policë ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi.
Ndryshimi po vjen, Rama o legen jep dorëheqje menjëherë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb