Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është mes atyre liderëve që presidenti i SHBA Donald Trump tha sot në Davos se nuk i duron dot.
Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha ka kujtuar edhe episodin mes Ramës dhe Makronit, ku kryefjalë ishte Trump.
Berisha: Po po lëvize kokën por shumë shpejt do të pendohesh për atë kokë që lëviz. Se edhe kjo i thoshte Skënderbeu Por ja ktheu Skëndër- buçi. Kjo që foli para jush dhe i ka ditët e numëruara. Urdhëro ta votojmë siç duhet por pa emrin që nxin. E morët vesh që vetë Trump tha që në atë Bord a disa emra që s’dua t’ua dëgjoj emrin fare. Për t’ju servilosur Macronin u tall, u bë interesant ky palloshi i Belindës.
