Emisioni “Kjo javë” në News24 ka shënuar 10 vite transmetim, një rrugëtim i gjatë në shërbim të fjalës së lirë dhe debatit publik.

Moderatorja Nisida Tufa e hapi sezonin e ri me një moment reflektimi dhe falënderimi për audiencën dhe stafin. “Ky emision iu përket të gjithë atyre që besojnë se fjala e lirë ka peshë, se pyetja e drejtë ka vlerë dhe se e vërteta duhet të thirret me zë të lartë”, u shpreh ajo.

Nisida Tufa premtoi se “Kjo javë” do të vijojë të jetë pranë publikut me sinqeritet dhe përkushtim.

Moderatorja Nisida Tufa: Mirë se erdhët në emisionin ‘Kjo javë’ në News24. Sonte përpos se hapim një sezon të ri, kërkoj edhe një moment reflektimi. Janë plot 10 vite që ky emision është në ekran dhe është rrugëtim i gjatë dhe i çmuar. 10 vite me pyetje, diskutime, debate, zëra të ndryshëm, por mbi të gjitha me publikun që na ndjek dhe na mbështet dhe që gjithmonë kërkon më shumë prej nesh.

Ky emision iu përket të gjithë atyre që besojnë se fjala e lirë ka peshë, se pyetja e drejtë ka vlerë dhe se e vërteta duhet të thirret me zë të lartë. Ndaj sonte dua t’ju falënderoj me gjithë zemër që prej 1 dekade jeni pjesë e këtij udhëtimi, një falënderim zemre për stafin tim, gjithaq. E ardhmja e “Kjo javë” është një premtim, të jemi gjithmonë pranë jush, me sinqeritet, me kurajo dhe përkushtim. Në vijim kemi shumë për të thënë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb