Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen duke u shpreh se kjo protestës dëshmon qëndresën për t’u përballur me narkoqeverinë.
Një organizatë kriminale e cilësuar Berisha dhe një armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo protestë ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që u bëhej shqiptarëve, karshi tyre qëndronte lubi Balluku, hajdutja më e madhe që kanë patur shqiptarëve ndonjëehrë, e dërguar për të provokuar shqiptarët dhe për t’u thënë se ne u kemi vjedhur dhe do u vjedhim”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
Mirënjohjen më të thellë për praninë tuaj në këtë protestë, e cila dëshmon vullnetin tonë.
Dëshmon qëndresën tonë, vendimin tonë për t’u përballur me këtë narko-qeveri, me këtë bandë, organizatë kriminale, armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për t’u përballur gjer në largimin përfundimtar nga skena të këtij regjimi, i cili ka shpërfytyruar dhe po shpërfytyron çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të dashur miq, kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë.
Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve.
Guximin e tyre më të madh.
Miq, po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që i bëhej shqiptarëve.
Karshi tyre qëndronte Lubi Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur shqiptarët në pushtet, e dërguar aty kastile nga Edi Rama për të provokuar shqiptarët, për të poshtëruar shqiptarët, për t’u thënë atyre se ne u kemi u vjedhur dhe do u vjedhim dhe ja ku jemi.
Rojet i dolën përpara, largohuni u thashë, mos u bëni maskë e fytyrës të saj, ta shohin shqiptarët se çfarë fytyre ka.
Miq, ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje.
Shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës.
Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si orën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe.
Ndaj secili këtë javë, këto ditë, secili nga ne dhe çdo opozitar, të bëjë gjtihçka, të mos i mungojë Shqipërisë më 24 janar.
Të mos i mungojë lirisë më 24 janar.
Të mos i mungojë guximit qytetar më 24 janar.
Të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar.
Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë.
Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën.
Zëri juaj u dëgjua në katër anët e planetit.
