Presidenti i SHBA, Donald Trump në një postim në rrjetin social “Truth Social” e ka cilësuar si “shumë të mirë dhe produktive”, bisedën e kryer me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, gjatë ditës së martë.

“Biseda ime telefonike sot me presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne u pajtuam për një armëpushim të menjëhershëm mbi infrastrukturën energjitike, me një kuptim të përbashkët se do të punojmë shpejtë në drejtim të armëpushimit të plotë, dhe, përfundimisht, një fund të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, shkruan Trump.

“U diskutuan shumë elemente të një kontrate për paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten, dhe që të dy, presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të donin të shihnin që të përfundonte.

Ky proces tani ka hyrë në fuqi dhe shpresojmë, për hir të njerëzimit, se mbyllim këtë punë!”, ka thënë presidenti amerikan.

Duke iu rikthyer zanafillës së luftës, presidenti Trump thotë se kjo luftë nuk do të fillonte kurrë nëse ai do të ishte president.

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb