Deputeti Ervin Salianji i ftuar në “Pikat mbi I” me Ola Brukon në News 24 është shprehur se mundësia e vetme Partisë Demokratike është partneriteti me SHBA-të. Salianji shtoi 8 dhjetori dhe 18 dhjetori vërtetoi se ku ishte shumica e anëtarëve të PD.

“Ashtu si çdo demokrat selinë e PD e ka shtëpinë e vet. Kjo nuk është një lojë kik boksi. Unë nuk kam qenë në zyra. Kam qenë me njerëzit. Kjo u tregua me votën e delegatëve në Pallatin e Kongreseve, u pa me datën 8 dhjetor ku ishte shumica. Ne nuk kemi shqetësime nëse vijnë demokratët. Unë nuk kam funksion në PD, kam fituar në zonën time elektorale dhe nuk kam interes personal tek Lulzim Basha.  Nuk mund të rrish në një beteje kur ata e dinë se kjo e çon PD-në në një zgript. Nuk duhet askush pavarësisht ndonjë plagosje personale politike të rrijë i heshtur. Nuk duhen përdorur demokratët. PD ka vetëm një mundësi, të ketë partneritet me SHBA-të.”- tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: