Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi nga protesta ku po protestojnë banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës, lëshoi mesazhe të forta kundër qeverisë “Rama”.

Ai tha se kjo qeveri po tenton që t’u grabisë pronat shqiptarëve, ndërsa synimi i tyre është shpopullimi i vendit.

“U shkatërruan uzinat, nisi korrupsioni. Ekonominë e shqiptarëve e kapën oligarkët, dhe ata u detyruan që të iknin. Ndërkohë sot shqiptarët nuk duan të ikin. Po grabiten pronat, po iu grabiten ëndrrat shqiptarëve. Me banorët e Rrjollit, të jugut, të Zvërnecit së shpejti. Po tallen me pensionistët. Ato janë gojë që po ushqehen me copë buke. Duhet të protestojmë për minatorët, të cilët meritojnë që të miratohej statusi. Këta nuk duan shqiptarët, por vetëm oligarkët. Kjo është një dhunë që as në kohën e pushtuesve se kemi parqe. Ndaj pushtetarët e sotëm do t’i trajtojmë si pushtuesit dikur. Ju lumshin duart banorëve të Rrjollit që kacafyteni me policinë, dhe pensionistë që protestojnë. Të qëndrojmë të bashkuar dhe të fitojmë atë që na takon dhe se kemi marrë në këto 35 vite.”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb