Kreu i PD Sali Berisha, në konferencën e tij për media nga selia blu, u ndal tek aferat e mazhorancës dhe konkretisht problematikat me “rrugët e florinjta” të cilat pavarësisht kostove stratosferike kanë shfaqur problematika të mëdha.

Berisha u shpreh se kjo qeveri është “gropë e zezë” ndërsa vetëm zëvendës kryeministrja e pezulluar Belinda Balluku ka administruar 12 miliardë euro.

“Ku shkuan 67 miliardë euro të qytetarëve shqiptarë në 12 vite. Rruga Qukës-Qafë Plloçë, ku është rruga 370 milionë euro nga 73 mln euro e planifikuar. Rruga Korçë- Ersekë, 17 km, e dini vetë sa shkuan, ku është? U shemb përsëri. Rruga Kardhiq- Delvinë edhe ajo e ndërtuar në 12 km e para, segmenti i tyre u shemb përsëri. Vetëm lubia ka administruar 12 mld euro. Ku janë?! Kjo qeveri është një grope e zezë”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb