Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 është shprehur pesimist lidhur me uljen e opozitës në tryezë me mazhorancën për të bërë Reformë Zgjedhore.

Sipas tij shqiptarëve i duhej një forcë politike që të ndryshonte sistemin, por ai ka thënë se kjo Reformë Zgjedhore është kot pasi Shqipëria edhe tani i ka ligjet.

Më tej ai ka përmendur dhe tre gjërat të cilat opozita duhet të bënte, dhe jo të ulet në tryezë si:

Të forconte lidhjen me popullin, me atë pjesë të cilët janë të papërfaqësuar dhe jo me kriminelë apo trafikantë. Të transformonte veten dhe të bindte ndërkombëtarët se kjo nuk ishte një Reformë Zgjedhore kot pasi nuk i duhej. Po ashtu ai ka debatuar dhe me deputetin e PS, Ervin Bushati lidhur me termin ”popull”.

Fatos Lubonja: Opozita duhet të forconte lidhjen me popullin. Opozita nuk arriti të mobilizojë popullin. Ka qenë një parti brenda sistemi, në funksion të sistemit. Nuk bindi.

Arsyeja e dytë ishte se ndërkombëtarët i vunë fre më 30 qershor. Duhet të forconte lidhjen me popullin. Të transformonte dhe veten. Dhe të thoshte ndërkombëtarëve që jemi në krizë, nuk bëjmë një Reformë Zgjedhore. Kjo është kot. Le të më thotë Bylykbashi çfarë të dojë. Edhe tani i kemi ligjet ne.

Për ne negociatat qenkan gjëja pozitive? Nuk na duhen negociatat për arsye gjeopolitike të Evropës. Duhet të ndërgjegjësoheni se këtu kemi një regjim. Një forcë politike që do të transformojë sistemin dhe jo një të ndryshojë një lider.

Përdorni një term, protestat e dhunshme që nuk i do një pjesë. Ajo lidhja e vërtetë me popullin, jo me kriminelët, jo me trafikantët e Dakos dhe Durrësit, por me ata që shfrytëzon ky sistem.

Ervin Bushati: Asnjë nuk e do qeverinë. Asnjë nuk e do doktorin. Është gabim të përdorësh fjalën popull. Subjektive është. Edhe pjesa do të na futë Evropa prap nuk shkon. Ne qenkemi kundër të gjithëve?

Lubonja- Bushati: Më përqeshe për fjalën gju më gju me popullin. Unë flas për ata shqiptarë të cilat duan të ikin edhe sot. Do të mbeten 500 mijë në 2100 sipas OKB. Opozita duhet të forconte lidhjet me pjesën e popullit të papërfaqësuar dhe nuk do të kishte nevojë për protesta. Të rriste veprimin politik për të afruar shtresat e papërfaqësuara, të kërkonte të bindte ndërkombëtarët që mos ulej në një tryezë koti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb