Prej rreth dy orësh banorët e Bërxullës kanë nisur protestën duke bllokuar aksin rrugor e duke mos lejuar kalimin e automjeteve.

Ndërkohë kryeplaku i Bërxullës, ka deklaruar se në rast se shteti nuk ofron zgjidhje, do të ketë edhe viktima. Ai ka shtuar se heshtja e shtetit në lidhje me problematikat e tyre i bëjnë të kalojnë në të tilla ekstreme.

“Do jetë me pasoja të rënda për shtetin shqiptar. Kjo rrugë do ketë viktima. Nuk do kalohet aq lehtë. Ta marrin si të duan sepse nuk po e bëjmë për presion. Po na soset durimi, heshtja e shtetit na bën të kalojmë në këtë situatë. Nëse shteti do na jepte zgjidhje do mbylleshin të gjithë problematikat”, tha kryeplaku.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: