TIRANE
Ish -ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në emisionin “Vila24” në News 24 erdhi në një interviste për moderatoren Anila Çela pas një shkëputje të gjatë nga daljet e saj publike. Gjatë bisedës ajo tregoi edhe detaje nga jeta larg politikës.
“Kur isha në politikë isha një mama part time, i shihja fëmijët vetëm darkave ose herët në mëngjes, kishte ditë kur ishim në zgjedhje dhe nuk i shihja fare për ditë të tëra. Në këto momente jam shumë e përkushtuar ndaj tyre dhe e gëzoj kohën. Me vajzën e vogël kam qenë gjithmonë aty”- tha Gjosha për News24.
Ndërkohë ajo theksoi se kthimin në politikë nuk e sheh si opsion për momentin.
“ Kur kam qenë në politikë kam bërë më të mirën dhe kur kthej kokën pas nuk kam diçka për të cilën mund të jem penduar. Rikthimin tim në politikë nuk e shoh në këto momente, do doja të shihja një politikë ndryshe, nuk mund të bësh politikë personale gjatë gjithë kohës, konsumimi i politikës personale ka bërë që shumë njerëz me vlera të largohen nga Shqipëria, përfshirë këtu dhe djalin tim që do të largohet jashtë me studime”- shtoi ish-ministrja për News24.
