TIRANE
Të trishtuara janë pamjet kur fëmijë të vegjël, gati bebe rrinë vetëm apo me nënat në trotuar e lypin lëmoshë. Edhe njeriu më i ftohtë i kësaj bote do prekej nga keqardhja për ta. Po naivitetit tonë nuk i falet nëse përmbushim barbarinë çnjerëzore të ndonjë babai që i pret lekët e mbledhura për të pirë alkol nga mundi e gjaku i foshnjave të tij.
Ky ishte morali i intervistës së këngëtarit Klajdi Musabelliu i ftuar në emisionin “Dikush” në Youtube të “Gazeta shqiptare.al”. I revoltuar nga këto sekuenca reale, të pashpirta, ai thotë se nuk u jep lekë, por është krejt i prekur për ndonjë të moshuar që vuan nga pamundësia për të siguruar elementaren, ushqimin.
Si asnjëherë më parë e shohim Klajdin në këtë përmasë, me shpresën për të ndërgjegjësuar dhe çuar fondet tek ata që kanë vërtetë sytë tek dora e zgjatur. Klajdi bëhet pjesë e koncertit të bamirësisë, bashkë me shumë këngëtarë të tjerë më 3 qershor, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
(BalkanWeb)
