Klaus Gjasula ndërron skuadër, por jo kampionat. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar si futbollisti më i ri i Darmshtadit, skuadër që merr pjesë në Bundesligën e Dytë gjermane.

“Gladiatori” kuqezi përfundoi para kohe kontratën me Hamburgun, për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023 me skuadrën që kërkon t’i largohet fundit të klasifikimit pas javëve të para.

Mesfushori kuqezi nuk arriti që të shprehte te Hamburgu të gjitha cilësitë e tij, i ndalur nga dëmtimet dhe për këtë arsye, humbi vendin mes titullarëve në një sezon që ai vetë e ka cilësuar si më të dobëtin e karrierës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb