Kina ka komentuar marrëveshjen e Bashkimit Evropian për një klauzolë tregtare që dënon vendet për presion ekonomik ndaj vendeve anëtare, duke thënë se ajo vetë dhe BE janë viktima të ‘importit ekonomik nga SHBA-të’.

Zhvillimi vjen teksa Kina dënoi Lituaninë për forcime lidhjeve me Taivanin dhe mohoi ekzistencën e “stacioneve të huaja të policisë” në vende si Britania, pas disa akuzave në Perëndim.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha në konferencën e rregullt të shtypit se Lituania po vepron gabim për çështjen e Tajvanit.

“Kina e ka bërë të qartë se Lituania duhet të korrigjojë gabimin e saj në lidhje me çështjen e Tajvanit dhe t’i rikthehet sa më shpejt politikës ‘Një-Kinë’”.

“Si Kina dhe BE janë viktima të presionit ekonomik nga SHBA. SHBA u është imponuar hapur BE dhe disa vendeve të tjera për të kufizuar eksportet e pajisjeve përcjellse drejt Kinës. Akte të tilla bullzmi tregtar teknologjik pengojnë zhvillimin e këtij sektori dhe dëmtojnë jo vetëm interesat e Kinës e BE, por dhe rregullat tregtare multilaterale apo rendin tregtar”, tha Wenbin.

“Ne shpresojmë që BE të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar kundër imponimit ekonomik nga SHBA”, tha ai me tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: