Xabi Alonso, trajneri i Leverkusen, është kthyer në një nga trajnerët më të lakuar në Evropë, mediat flasin për një interesim të fortë nga ana e Real Madrid, si pasuesin e Carlo Ancelotti-t, por në të njëjtën kohë shihet edhe në stolin e Bayern Munich. Tekniku spanjoll nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij, aq më pak pyetjes nëse në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon të largohet për te Real Madrid:

Xabi
Xabi

“Klauzola? Këto janë çështje kontraktuake. Unë ndihem shumë mirë këtu, jam shumë i lidhur me këtë klub”, u shpreh Alonso për Movistar+

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb