TIRANE

Kujt nuk i ranë në sy fotot magjike të Kleas dhe Elgitit, nuse e dhëndër, nga Marrakeshi? Pa bërë asnjë plan dhe pa bërë asgjë publike. Vetëm për vete, vetëm për njëri-tjetrin.

Por planet për dasmë akoma qëndrojnë. Në fakt, sonte në “Piter Pan”, Klea zbuloi se në Marrakesh u bë vetëm seti fotografik, sepse bashkë me Elgitin menduan që do ishte më mirë (dhe më lirë) që të shkonin jashtë shtetit. Arsyeja, në fakt, ishte sepse Klea ishte shtatëzënë dhe koha nuk mjaftonte edhe për t’u bërë dasma.

Por, në një kohë të dytë, planet e dasmës do të kristalizohen. Siç tha ajo, bashkë me Elgitin kanë në plan që të bëjnë dasmë, por sat ë rritet edhe pak Kridi, i biri: “Kemi qejf, sa të rritet edhe pak djali”, – u tha ajo fëmijëve të Piter panit, pas kureshtjes së tyre për ceremoninë e martesës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: